Rreth Nesh

Enti Shtetëror i Farërave dhe Fidanëve (ESHFF), me seli në Tiranë, është institucion në varësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me financim nga buxheti i shtetit.

ESHFF, ka për qëllim mbrojtjen e interesave të fermerit.

Enti Shtetëror i Farërave dhe Fidanëve (ESHFF), me seli në Tiranë, është institucion në varësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me financim nga buxheti i shtetit dhe ka si objekt të punës së tij zbatimin e kërkesave të Ligjit nr. 10416, datë 7.4.2011, “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, si dhe të akteve nënligjore, të miratuara, në zbatim të tij.

ESHFF, ka për qëllim mbrojtjen e interesave të fermerit, shtimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, shtimin e varieteteve të reja në treg, rritjen e treguesve cilësorë të materialit mbjellës qe tregtohet, si edhe për të siguruar një konkurence të ndershme tregu.

Ne monitorojmë rrjetin zonal për provat krahasuese për testim të cilave u nënshtrohen varietetet e reja të prodhuara në vend ose të importuara për riprodhim, shumëzim e tregtim. Mbi bazën e rezultateve të provave krahasuese dhe metodave laboratorike bën vlerësimin dhe regjistrimin në Katalogun Kombëtar(KK).

Bashkëpunojmë me organizmat ndërkombëtare UPOV, CPOV OECD ISTA, si edhe me institucionet homologe të BE, për përditësimin e kritereve unnifikuese që aplikohen për testimin dhe çertifikimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor.

Përgjegjësitë

Ndjek procedurat për të gjitha hallkat e prodhimit, riprodhimit, shumëzimit, përpunimit dhe ruajtjes së materialit mbjellës dhe shumëzues bimor deri në vendosjen e tij në treg

Monitoron rrjetin zonal për provat krahasuese për testim të cilave u nënshtrohen varietetet e reja të prodhuara në vend ose të importuara për riprodhim, shumëzim e tregtim. Mbi bazën e rezultateve të provave krahasuese dhe metodave laboratorike bën vlerësimin dhe regjistrimin në Katalogun Kombëtar(KK).

Kryen analizat laboratorike, në Laboratorin e Testimit të Farërave, për treguesit cilësorë të farës, për të gjitha mostrat për qëllim certifikimi, për të kryer analiza rrisku për material mbjellës shumëzues bimor i ardhur nga importi . Kryen analizat laboratorike, për të gjitha mostrat e ardhura nga pikat zonale të testimit për ato tregues që testohen

Shërbimet

1

Shko tek shërbimi

APLIKIM PËR AUTORIZIME IMPORTI TË VEÇANTA

2

Shko tek shërbimi

APLIKIM PËR RIETIKETIM DHE RIAMBALAZHIM

3

Shko tek shërbimi

APLIKIM PËR CERTIFIKATË ZYRTARE PËR "FARËRA"

4

Shko tek shërbimi

APLIKIM PËR CERTIFIKATË ZYRTARE PËR "FIDANË"

5

Shko tek shërbimi

REGJISTRIMI I VARIETETEVE NË KATALOGUN KOMBËTAR

6

Shko tek shërbimi

TESTIMI I VARIETETIT, SPECIES OSE HIBRIDIT

Struktura adminstrative

Struktura administrative përbëhet nga anëtarë listuar si më poshtë.

Luiza Sallaku

Drejtori

Kontakt: luiza.sallaku@eshff.gov.al

Dorian Metaliu

Përgj, Sekt Certifikimit

Kontakt: dorian.metaliu@eshff.gov.al

Entela Lloshi

Përgj. Sekt Laboratorit

Kontakt: entela.lloshi@eshff.gov.al

Afërdita Pici

Përgj. Sekt Financës

Kontakt: aferdita.pici@eshff.gov.al

Organigrama e Institucionit

Organigrama e Entit Shtetëror të Farërave dhe Fidanëve.

Titullari i Institucionit

   Sektori i Çertifikimit      5 (1+4)

Sektori i Testimit të Varieteteve 4 (1+3)

Sektori i Laboratorit dhe Farërave 3 (1+2)

    Sektori i Financës        3 (1+2)

Kontakt

Mund të na gjeni fizikisht në adresën tonë pranë rrugës Siri Kodra në Tiranë, ose mund të na kontaktoni në adresën tonë të email si më poshtë.

Location:

Rr. Siri Kodra, Tirana, 132

Call:

+355 999 9999