Programi i Transparencës Hyrje |
Rreth autoritetit |
Kuadri ligjor rregullator Tekstet e plota |
E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar |
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi ESHFF | Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të ESHFF | Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat |
Shërbimet që ofrohen nga ESHFF | Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të ESHFF | Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve |
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve | Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga ESHFF | Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga ESHFF |
Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.
Shënim: Lëshim dokumentacioni/Leje/Licenca/Autorizime etje.
Shënim: ESHFF nuk e ofron këtë shërbim.
Shënim: ESHFF vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.
Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Entin Shtetëror të Farërave dhe Fidanëve . Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së Entit në kuadër të (LDI).
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës ESHFF ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. ESHFF do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së ESHFF-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.eshff.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut.
Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin. Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.
Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e ESHFF-së është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.
Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program. PARIME TË PËRGJITHSHMEParimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së ESHFF -së janë:
Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Enti Shtetëror i Farërave dhe Fidanëve vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.eshff.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit: