Programi i Transparencës
Enti Shtetëror i Farërave dhe Fidanëve (ESHFF), me seli në Tiranë, është institucion në varësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me financim nga buxheti i shtetit.
Hyrje
Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Entin Shtetëror të Farërave dhe Fidanëve . Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së Entit në kuadër të (LDI).
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës ESHFF ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. ESHFF do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së ESHFF-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.eshff.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut.
Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.
Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.
Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e ESHFF-së është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.
E DREJTA PËR INFORMIM
Koordinatori/Emri mbiemri: Entela Lloshi
E-mail: Entela.Skrapari@eshff.gov.al
Adresa: Rruga “ Siri Kodra” Tiranë
Orari : E Hënë – E Enjte: 08:00 – 16:30 / E Premte: 08:00 – 14:00
Baza Ligjore
Lexo dokumentin e plotë
VKM 574 PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE TË TREGTIMIT, TË CERTIFIKIMIT DHE TË TESTIMIT TË FARES SË PATATES
Lexo dokumentin e plotë
VKM 531 PËR PËRCAKTIMIN E PËRBËRJES DHE TË MËNYRËS SË FUNKSIONIMIT TË KOMISIONIT TË VLERËSIMIT TË VARIETETEVE PËR REGJISTRIM NË KATALOGUN KOMBËTAR
Lexo dokumentin e plotë
VKM 530 PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE TË TREGTIMIT DHE TË CERTIFIKIMIT TË MATERIALIT MBJELLËS DHE SHUMËZUES TË PERIMEVE, PËRVEÇ FARËS
Lexo dokumentin e plotë
VKM 319 PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS E TË METODËS SË TESTIMIT TË VARIETETEVE
Lexo dokumentin e plotë
VKM 87 PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE TË TREGTIMIT, CERTIFIKIMIT DHE TESTIMIT TË FARAVE FORAGJERE
Lexo dokumentin e plotë
VKM 86 PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE TË TREGTIMIT, CERTIFIKIMIT DHE TESTIMIT TË VARIETETEVE PËR FARAT E DRITHËRAVE
Lexo dokumentin e plotë
PËR KRIJIMIN, SHUMËZIMIN, PËRPUNIMIN, TREGTIMIN, KONTROLLIN, VLERËSIMIN E FARAVE DHE FIDANËVE DHE RUAJTJEN E TRAJTIMIN E MATERIALIT GJENETIK BIMOR
Lexo dokumentin e plotë
MBI TARIFAT E TË ARDHURAVE DYTESORË, TË APLIKUESHME NGA INSTITUCIONET VARTËSE TË MINISTRISË SË BUJQËSISE DHE ZHVILLIMIT RURAL
Lexo dokumentin e plotë
PËR SASINË E MATERIALIT MBJELLËS DHE SHUMËZUES BIMOR NË PAKETIME ORIGJINALE QË MUND TË IMPORTOHET PËR PËRDORIM VETJAK
Lexo dokumentin e plotë
PËR NDRYSHIMIN E UDHËZIMIT NR. 5, DATË 16.2.2012, “PËR SASITË E TREGTUESHME TË MATERIALIT MBJELLËS DHE SHUMËZUES BIMOR, VARIETETI I TË CILIT ËSHTË NË PROCES REGJISTRIMI NË KATALOGUN KOMBËTAR, SI DHE PËR FORMËN DHE PËRMBAJTJEN E KËRKESËS PËR AUTORIZIMIN E IMPORTIT TË MATERIALIT MBJELLËS DHE SHUMËZUES BIMOR TË CERTIFIKUAR JO PËRFUNDIMISHT OSE NË PROCES REGJISTRIMI NË KATALOGUN KOMBËTAR”