Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve

Programi i Transparences

Përditsuar më 05/02/2026

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Entin Shtetëror të Farërave dhe Fidanëve . Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së Entit në kuadër të (LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës ESHFF ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. ESHFF do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së ESHFF-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.eshff.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut.

Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin. Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e ESHFF-së është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së ESHFF -së janë:

  1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
  2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: ESHFF-ja ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e ESHFF-së dhe përkatësisht: Ligji nr.10 416, datë 07.04.2011 “Për Materialin Mbjellës dhe Shumëzues Bimor” i ndryshuar, si dhe të akteve nënligjore, të miratuara, në zbatim të tij.
  4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
  5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).
  6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
  7. Informacioni publik  pa kërkesë duhet të jetë:
    • i plotë;
    • i saktë;
    • i përditësuar;
    • i thjeshtë në konsultim;
    • i kuptueshëm;
    • lehtësisht i aksesueshëm;
    • i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Enti Shtetëror i Farërave dhe Fidanëve vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.eshff.gov.al  dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

  • Strukturën organizative të ESHFF-së;
  • Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
  • Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
  • Katalogun Kombëtar
  • Listën e furnizuesve
  • Legjislacionin
  • Sherbimet online
  • Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë (nëse ka të tillë)
  • Planet strategjike të punës
  • Raporte monitorimi/auditimi (p.sh:KLSH)
  • Njoftimi dhe konsultimi publik (Nuk ka informacion)
  • Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi* (Nuk ka informacion)
  • Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve* (Nuk ka informacion)
  • Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes* (Nuk ka informacion)
  • Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të ESHFF* (Nuk ka informacion)
  • Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/elektronike (Nuk ka informacion)

Shënim: ESHFF nuk e ofron këtë shërbim.

  • Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga ESHFF* (Nuk ka informacion)
  • Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve* (Nuk ka informacion)
  • Procedura për të përfituar ndihmën shoqërore/subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim* (Nuk ka informacion)
  • Procedura e ankimimit* (Nuk ka informacion)

Shënim: ESHFF nuk e ofron këtë shërbim.

  • Katalogu Kombëtar
  • Njoftime të ndryshme
  • Njoftime për procedurat e rekrutimit/pranimit në shërbim civil
  • Raporte
  • Publikime
  • Statistika
  • Projekte
  • Bashkëpunime etj.

Shënim: ESHFF vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.

Përditsuar më 05/02/2026