Bashkëpunojmë me organizmat ndërkombëtarë UPOV, CPOV, OECD, ISTA, si edhe me institucionet homologe të BE
Enti Shtetëror i Farërave dhe Fidanëve (ESHFF), me seli në Tiranë, është institucion në varësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me financim nga buxheti i shtetit dhe ka si objekt të punës së tij zbatimin e kërkesave të Ligjit nr. 10416, datë 7.4.2011, “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, si dhe të akteve nënligjore, të miratuara, në zbatim të tij.
ESHFF, ka për qëllim mbrojtjen e interesave të fermerit, shtimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, shtimin e varieteteve të reja në treg, rritjen e treguesve cilësorë të materialit mbjellës qe tregtohet, si edhe për të siguruar një konkurence të ndershme tregu.
Ne monitorojmë rrjetin zonal për provat krahasuese për testim të cilave u nënshtrohen varietetet e reja të prodhuara në vend ose të importuara për riprodhim, shumëzim e tregtim. Mbi bazën e rezultateve të provave krahasuese dhe metodave laboratorike bën vlerësimin dhe regjistrimin në Katalogun Kombëtar(KK).
Bashkëpunojmë me organizmat ndërkombëtare UPOV, CPOV OECD ISTA, si edhe me institucionet homologe të BE, për përditësimin e kritereve unnifikuese që aplikohen për testimin dhe çertifikimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor.
Enti Shtetëror i Farërave dhe Fidanëve ka si përgjegjësi kryesore mbikëqyrjen e cilësisë së farërave dhe fidanëve, zbatimin e legjislacionit për mbrojtjen e varieteteve bimore, si dhe sigurimin e standardeve për prodhim, certifikim dhe tregtim të materialit mbjellës në Shqipëri.
Ndjek procedurat për të gjitha hallkat e prodhimit, riprodhimit, shumëzimit, përpunimit dhe ruajtjes së materialit mbjellës dhe shumëzues bimor deri në vendosjen e tij në treg
Monitoron rrjetin zonal për provat krahasuese për testim të cilave u nënshtrohen varietetet e reja të prodhuara në vend ose të importuara për riprodhim, shumëzim e tregtim. Mbi bazën e rezultateve të provave krahasuese dhe metodave laboratorike bën vlerësimin dhe regjistrimin në Katalogun Kombëtar(KK).
Laboratori Qëndrorë i Testimit të Farërave kryen analizat laboratorike për treguesit cilësorë të farës, për të gjitha mostrat e ardhura për qëllim certifikimi, si dhe për të kryer vlerësime të riskut mbi materialin mbjellës shumëzues bimor të importuar, duke identifikuar potencialin e rrezikut për cilësinë dhe sigurinë e farës. Të gjitha aktivitetet laboratorike realizohen duke u bazuar në metodologjinë e ISTA dhe në përputhje me standardet e saktësisë dhe gjurmueshmërisë, duke garantuar rezultate të besueshme dhe të dokumentuara plotësisht.
Shërbimet e ESHFF përfshijnë testimin dhe certifikimin e farërave dhe fidanëve, regjistrimin e varieteteve të reja, pajisjen me licenca për furnizuesit, si dhe publikimin e katalogëve dhe listave zyrtare. Enti ofron gjithashtu asistencë teknike për fermerët dhe institucionet kërkimore.
Shkarko rregulloren në fuqi, katalogun kombëtar të varieteteve dhe listën e furnizuesve të licencuar për farëra dhe fidanë.
Rregullorja e ESHFF përcakton procedurat, standardet dhe kriteret ligjore për kontrollin, testimin, certifikimin dhe regjistrimin e farërave dhe fidanëve. Ajo garanton zbatimin e praktikave të sigurta dhe të qëndrueshme në sektorin e materialit mbjellës.
Lista e Furnizuesve përmban subjektet e licencuara për tregtimin e farërave dhe fidanëve në përputhje me rregulloret në fuqi. Kjo listë siguron transparencë dhe orientim të saktë për fermerët dhe aktorët e tregut bujqësor.
Katalogu Kombëtar përmban varietete të miratuara të farërave dhe fidanëve që lejohen për prodhim dhe tregtim në Shqipëri. Ai shërben si një udhëzues zyrtar për përzgjedhjen e materialit mbjellës cilësor dhe të certifikuar.
Struktura administrative përbëhet nga anëtarë listuar si më poshtë.
Drejtori
luiza.sallaku@eshff.gov.al
Përgj, Sekt Certifikimit
dorian.metaliu@eshff.gov.al
Përgj. Sekt Laboratorit
entela.lloshi@eshff.gov.al
Përgj. Sekt Financës
aferdita.pici@eshff.gov.al
Përgj. e Komanduar, Sekt, Testimit
hona.herri@eshff.gov.al
Laboratori Qëndror i Testimit të Farave është akredituar për kryerjen e testeve në përputhje me standardin S SH ISO/IEC 17025:2017 – “Kërkesa të Përgjithshme për Kompetencën e Laboratorëve Testues dhe Kalibrues”.
Ky akreditim garanton që të gjitha testimet tona kryhen sipas praktikave më të larta profesionale dhe standardeve ndërkombëtare të cilësisë.